Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi asistenten e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve për Çështje Politiko-Ushtarake, znj. Jessica Lewis

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork priti asistenten e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve për Çështje Politiko-Ushtarake, znj. Jessica Lewis.

Në takim u bisedua për çështje të ndryshme që prekin politikën e jashtme, me theks të veçantë në aspektet ushtarake të marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.


Gjatë takimit biseda u përqendrua edhe në çështje të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe në nevojën e pranisë së shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan sidomos në kohë krizash që ndërlidhen me sigurinë jo vetëm të Ballkanit por edhe tërë Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e informoi asistenten e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe për reformat e ndërmarra në vend si dhe për ndikimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë në sigurinë dhe ekonominë e Kosovës.

Lajmet e tjera

|