Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi homologen belge Hadja Lahbib

Ndaje këtë

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, është pritur sot në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, znj. Hadja Lahbib.

Gjatë takimit, ministret diskutuan një numër çështjesh bilaterale, përfshirë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Gërvalla dhe ministrja Lahbib këmbyen mendimet dhe pikëpamjet rreth zhvillimeve globale dhe efekteve të tyre në rajonin e Evropës Juglindore, por edhe në gjithë kontinentin evropian, si dhe diskutuan rrugët për forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.

Temë e veçantë e diskutimeve ishte edhe avancimi i integrimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, procese këto për të cilat ministrja Gërvalla u shpreh mirënjohëse për përkrahjen parimore të Belgjikës.

Ministret Gërvalla dhe Lahbib shprehën edhe përkushtimin e dyanshëm për avancimin e tutjeeshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës, me theks të veçantë në shfrytëzimin e një diaspore të rëndësishme kosovare në Belgjikë si urë lidhëse shtesë mes dy vendeve tona.

Lajmet e tjera

|