Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi kryeministrin kroat Andrej Plenkovic

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ditën e dytë të takimeve e nisi me takimin me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviç.

Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi Kryeministrin Plenković për mikpritjen e përzemërt gjatë vizitës së delegacionit kosovar në shtetin kroat. Marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona duhet thelluar në të gjitha fushat.

Ajo vuri në pah dhe vlerësoi shumë lart faktin që Republika e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euro-atlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj .

Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kroacisë në shumë fusha të interesit të përbashkët është me prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Temë e veçantë e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate në Kosovë. Kosova mirëpret investimet kroate dhe ka një ofertë dhe klimë të mirë për investime në shumë sektorë. Ministrja Gërvalla falënderoi Kryeministrin Plenkoviç për mbështetjen e tij personale në Forumin Ekonomik shumë të suksesshëm mes Kosovës dhe Kroacisë të organizuar javë më parë në Prishtinë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin kroat që jeton në Kosovë. Lidhjen mes dy vendeve tona e bëjnë më të fortë edhe komunitetet tona respektive. Shqiptarët në Kroaci paraqesin një komunitet të fuqishëm, të integruar dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në shoqërinë kroate, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe Kroacisë.

Lajmet e tjera

|