Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi kryetarin e Parlamentit të Portugalisë Augusto Santos Silva

Ndaje këtë

Gjatë qëndrimit në Portugali, delegacioni i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu u prit në Lisbonë nga Kryetari i Parlamentit të Republikës Portugeze, z. Augusto Santos Silva. Ky takim u zhvillua në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës që po mbahet në Portugali nga 19 deri më 24 mars.

Ministrja Gërvalla shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira dhe nivelin e bashkëpunimit mes Portugalisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushat si kultura, arsimi dhe turizmi. Ajo gjithashtu vuri në pah mbështjetjen e fuqishme të Portugalisë në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës duke shprehur falënderim të veçantë për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e javës së kulturës së Kosovës në Portugali.

Kreu i Parlamentit të Portugalisë, shprehu vlerësimin e tij për lidhjet e forta dypalëshe mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut për të adresuar sfidat e përbashkëta si siguria, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane jo vetëm për Kosovën por për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Takimi i ngrohtë dhe miqësor përfundoi me dakordimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve dhe në mënyrë të veçantë mes dy parlamenteve për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të promovuar prosperitetin dhe zhvillimin e ndërsjelltë.

Lajmet e tjera

|