Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan

Ndaje këtë

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Ministrja Gërvalla dhe Ministri Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.

Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.

Lajmet e tjera

|