Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Dendias.

Gjatë takimit u diskutua në katër sy për progresin e dukshëm të Kosovës sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë si dhe proceset e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Në vazhdim, ata diskutuan edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Greqisë dhe potencialin e madh për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Nga takimi, doli vlerësimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve duke besuar se ky takim do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë.

Lajmet e tjera

|