Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla, takoi shefin e Grupit Politik të Social Demokratëve dhe të Gjerlbërve në Asamblenë Parlamentare të KE, Frank Schwabe

Ndaje këtë

Në përmbyllje të ditës së parë të vizitës në Këshillin e Evropës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, takoi shefin e Grupit Politik të Social Demokratëve dhe të Gjerlbërve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Frank Schwabe.

Përgjatë takimit u diskutua për debatin e organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit, të organizuar dhe mbështetur nga institucionet e Serbisë. Znj. Gërvalla theksoi rëndësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, si metodë e parandalimit të sulmeve të tilla në të ardhmen.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Zëvendëskryeministrja njoftoi z. Schwabe për zhvillimet e fundit në këtë proces dhe shprehi nevojën e anëtarësimit të shpejt të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në mënyrë që t’i hapet rruga qytetarëve të Kosovës të përfitojnë nga mekanizmat dhe konventat e kësaj organizate të rëndësishme.

Në fund, Ministrja Gërvalla falënderoi z. Schwabe për mbështetjen e tij.

Lajmet e tjera

|