Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon homologen sllovene, Tanja Fajon, në fokus forcimi i Partneritetit Strategjik midis Kosovës dhe Sllovenisë

Ndaje këtë

Në margjinat e Forumit të Bledit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, të cilën e falënderoi për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit, duke theksuar se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork.

Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Lajmet e tjera

|