Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon homologun polak në New York: Kosova dhe Polonia me partneritet të fuqishëm në siguri, mbrojtje dhe ekonomi

Ndaje këtë

Rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Polonisë pas mbajtjes disa javë më parë të Forumit Ekonomik në Poloni, dhe bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e sigurisë rajonale dhe integrimit euroatlantik, ishin thekset e bisedës mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski, gjatë takimit të mbajtur në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Takimi vuri në pah marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Polonisë, duke u përqendruar në përkushtimin e përbashkët të të dy vendeve ndaj vlerave evropiane, sigurisë dhe thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Polonisë në proceset e integrimeve euroatlantike të Kosovës duke theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur me të gjitha mjetet Ukrainën dhe qytetarët e saj në luftën kundër agresionit rus si dhe për të luftuar së bashku ndikimet e rrezikshme në rajonin tonë.

Duke vlerësuar lart hapjen për herë të parë të misionit të Republikës së Kosovës në Varshavë, Ministrja Gërvalla vlerësoi rolin e Polonisë në përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit euroatlantik.

Lajmet e tjera

|