Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon kongresistin demokrat Torres

Ndaje këtë

Fuqizimi i partneritetit në programe konkrete dhe një roli më aktiv i Kongresit Amerikan rreth sfidave të Republikës së Kosovës ishte tema thelbësore e bisedës së Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me kongresistin demokrat, Ritchie Torres, i cili shquhet si mik dhe mbështetës i madh i Kosovës.

Ministrja Gërvalla ndau me Kongresistin Torres edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Duke e falënderuar për mbështetjen e madhe, Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Torres edhe rreth mërgatës së Kosovës në SHBA, organizimin e mirëfilltë të tyre, rolin e madh në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik, si një urë e fortë mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.

Lajmet e tjera

|