Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon Ministren e Jashtme të Monakos, diskutojnë për bashkëpunim në projekte zhvillimore

Ndaje këtë

Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës në takimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla me Ministren e Punëve të Jashtme të Monakos, Isabelle Berro-Amadei, të mbajtur në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Dy ministret biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit me Fondacionin “ Prince Albert II i Monakos”.

Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm për të zgjeruar lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Monakos, duke promovuar bashkëpunim të ndërsjellë në arenën ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|