Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon Ministrin e Jashtëm të Belgjikës: Belgjika, aleate e palëkundur e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik

Ndaje këtë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot. Ky takim ofroi një mundësi të rëndësishme për të theksuar miqësinë e sinqertë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë si drejtësia, arsimi, kultura dhe ekonomia. Në veçanti, u vlerësua roli i Belgjikës në mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë në të gjitha forumet evropiane dhe nënvizoi se mbështetja për Kosovën duhet të përkthehet në veprime konkrete që ndihmojnë integrimin e vendit në familjen evropiane dhe përmbushjen e synimeve euroatlantike.

“Një vlerë e veçantë në marrëdhëniet tona e ka diaspora jonë në Belgjikë, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e lidhjeve dypalëshe. Ka potencial të jashtëzakonshëm për ta shfrytëzuar këtë urë të fortë përmes projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore dhe zhvillimore,” tha Ministrja Gërvalla.

Lajmet e tjera

|