Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon në Nju Jork ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit Al-Sabah

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi se Republika e Kosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku, përballë këtyre sfidave, në krah të aleatëve të përbashkët.

Në këtë takim ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, shoqërohej nga shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka dhe nga ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ministrja Gërvalla-Schwarz po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Lajmet e tjera

|