Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon Zëvendësministrin e Jashtëm Polak

Ndaje këtë

Prishtinë, 6 qershor 2022 – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowksi vel Sęk, i cili është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit ministrja Gërvalla, njoftoi zëvendësministrin e Jashtëm polak, lidhur me zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, orientimin strategjik të Kosovës në proceset integruese euro-atlantike dhe shprehu angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Poloninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.


Në takim ministrja Gërvalla, potencoi faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe kërkoi përkrahjen e Polonisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe në procesin e aderimit në organizata ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy Ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Polonisë, sot u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademive Diplomatike të të dy ministrive përkatëse.


Gjithashtu, një vend të posaçëm në kuadër të bisedës në takim, kishte agresioni i Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast ministrja Gërvalla shprehu solidaritetin jo vetëm me Ukrainën, por edhe Poloninë, e cila po bart barrën kryesore të ndihmës së refugjatëve ukrainas.

Lajmet e tjera

|