Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla u takua me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski

Ndaje këtë

Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut 2025, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski.

Gjatë takimit, të dy homologët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me rëndësi strategjike, përfshirë infrastrukturën ndërkufitare dhe avancimin e projekteve të përbashkëta. Palët theksuan domosdoshmërinë e një angazhimi më të madh institucional për përshpejtimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Po ashtu, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të organizatave rajonale, si dhe ri-konfirmuan përkushtimin e dy vendeve ndaj integrimit në BE.

Lajmet e tjera

|