Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mirëseardhje për Ambasadorin e ri të Austrisë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim mirëseardhës Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Georg Schnetzer.

Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, ajo e falënderoi Ambasadorin Schnetzer për bashkëpunimin e mirë mes Austrisë dhe Kosovës në shumë fusha të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme, si dhe aktualisht.

Ministra Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Schnetzer për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, agresionin e hapur dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmin terrorist ndaj Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këto sulme dhe duhet të dënohet fuqishëm nga faktori ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme, duke përfshirë progresin e mirë të Kosovës në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona. Projektet tona të përbashkëta duhet të vazhdojnë të zhvillohen dhe të hapen mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Lajmet e tjera

|