Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD, bashkëbisedim me ligjëruesin e Gjuhës Shqipe në Sofje, Prof. Dr. Anton Pançev

Ndaje këtë

Në vazhdën e takimeve “Bisedimet me Ambasadorë dhe Ligjërues Ndërkombëtarë”, me ftesë të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbajti ligjëratë Prof. Dr. Anton Pançev, ligjërues i Gjuhës Shqipe në Degën e Ballkanistikës në Sofje të Bullgarisë.

Para zhvillimit të kësaj ligjërate, z. Pançev, i shoqëruar nga studentë bullgarë që studiojnë Gjuhën Shqipe në Sofje, u prit në takim nga Zv. Sekretari i Përgjithshëm, z. Behar Isma, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ambasador Beqir Ismaili, dhe Drejtoresha e Administratës në Akademinë Diplomatike, znj. Mirjeta Behluli.

Zv. Sekretar i Përgjithshëm z. Isma e falënderoi Profesorin Pançev për kontributin e çmuar, bashkëpunimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin e kulturës shqiptare në Bullgari. Ai theksoi nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës me të gjitha institucionet e larta arsimore në Republikën e Bullgarisë.

Në ligjëratën e titulluar “Politika e Republikës së Bullgarisë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur para zyrtarëve të MPJD-së, kryesisht diplomatë që kanë shërbyer në rajon, ligjëruesi Pançev përshkroi politikën e jashtme të shtetit bullgar në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Republikën e Kosovës.

Diplomatët prezentë shkëmbyen përvoja të ndryshme diplomatike dhe njëherësh përfituan nga rasti të shtrojnë pyetje për tema aktuale dhe qëndrimet politike të shtetit të Bullgarisë ndaj zhvillimeve në rajon.

Ambasadori Ismaili, i cili e hapi këtë ligjëratë, në emër të Akademisë Diplomatike dhe të Ministrisë, i shprehu mirënjohje z. Pançev për angazhimin dhe kontributin e dhënë për gjuhën shqipe në Bullgari dhe zhvillimin e thellimin e marrëdhënieve akademike, arsimore e kulturore në mes të dy shteteve.

Lajmet e tjera

|