Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD dhe Banka Botërore mbajnë takimin e përbashkët koordinues

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mbajtur sot takimin e përbashkët koordinues me Bankën Botërore, me qëllim diskutimin mbi mbarëvajtjen e projekteve të mbështetura dhe financuara nga Banka Botërore.

Takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj dhe znj. Carole Megevand, Drejtore e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e tij, Sekretari Muçaj falënderoi znj. Megevand, në emër të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për kontributin e vazhdueshëm të Bankës Botërore, e cila ka luajtur një rol thelbësor në reformat ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Një ndër temat kryesore të takimit ishin marrëveshjet ndërkombëtare dhe mënyrat për të siguruar një infrastrukturë sa më efikase dhe funksionale për implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore.

U diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mekanizmave të zbatimit të marrëveshjeve financiare dhe asistencës teknike që Banka Botërore ofron për Kosovën në kushte tejet të favorshme.

Në mbyllje, Sekretari Muçaj rikonfirmoi mirënjohjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Bankës Botërore, duke theksuar se MPJD mbetet e përkushtuar në avancimin e proceseve të bashkëpunimit, përfshirë edhe fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|