Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD diskuton me OJQ rreth edukimit joformal të të rinjve nga diaspora

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për herë të parë, ka organizuar një takim gjithëpërfshirës me organizata jo qeveritare, për të diskutuar rreth krijimit të një programi kombëtar vjetor të edukimit joformal për të rinjtë dhe fëmijët nga diaspora.

Me nismën e zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të 12 organizatave kosovare, që kanë programe që lidhen me edukimin, morën pjesë në këtë takim.

Në takim ata paraqitën ide për mundësitë e bashkëpunimit në projekte dhe programe që do ndikojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale të edukimit joformal për të rinjtë dhe fëmijët nga diaspora.

Zëvendësministrja Gashi tha se e gëzon pjesëmarrja e gjerë e organizatave në këtë takim dhe shtoi se ministria është e hapur për secilin grup apo organizatë që është e gatshme të ofrojë ide konkrete rreth programeve që lidhen me edukimin joformal të fëmijëve nga diaspora.

Gashi ka folur për rëndësinë e mobilizimit të të gjithë aktorë, të kësaj fushe, për ta bërë më të mirën e mundshme, që fëmijët nga diaspora të krijojnë lidhje të fuqishme me jetën shoqërore në vendlindje, krahas asaj familjare.

Nismën e MPJD-së për krijimin e një programi kombëtar vjetor për të rinjtë dhe fëmijët nga diaspora e kanë mirëpritur përfaqësuesit e organizatave pjesëmarrëse, duke u shprehur se ky organizim është i një rëndësie primare që do të kontribuonte dukshëm në krijimin e një lidhje të qenësishme mes të rinjve nga diaspora dhe atyre në Kosovë.

Në takimin e parë u ra dakord për mbajtjen e një punëtorie që do konkretizonte ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilën organizatë.

Organizatat pjesëmarrëse në këtë takim ishin: TOKA, Bone Vet, ICK, Teach For Kosova, Germin, ETEA, YMCA in Kosovo, Ipko Foundation, Doku Fest, Theta Trainings, Anibar, KCSF

Lajmet e tjera

|