Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD-ja paraqet diskutim me hisedarët rreth avancimit të diplomacisë publike

Ndaje këtë

Me iniciativën e zëvendësministres Liza Gashi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe  Diasporës ka filluar debatin me përfaqësues të organizatave joqeveritare, komunitetin e TIK-ut, akademikë dhe me ekspertë të fushës nga sektori privat, me synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes lansimit të programeve, me qëllim të forcimit të rolit të qytetarit diplomat, duke e përdorur potencialin që ofron inovacioni teknologjik.

Para të pranishmëve, zëvendësministrja  Gashi është shprehur se ndihma dhe kontributi i OJQ-ve, ekspertëve, universiteteve dhe i të gjithë njohësve të fushës janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Ministrinë, e cila është në fazën e krijimit të një dokumenti strategjik dhe të një baze të qëndrueshme për diplomaci publike të Kosovës, duke përfshirë diplomacinë qytetare, digjitale, sportive, shkencore dhe atë kulturore.

Zëvendësministrja, znj. Gashi, ka treguar se problemi kryesor për ngecjen e diplomacisë publike në Kosovë është fakti se, si fushë e veçantë e punës,  asnjëherë  nuk ka qenë e institucionalizuar në institucionet e vendit, por ka mbetur në dëshira individuale.

Pikërisht për të krijuar hapësirën dhe bazën për të, znj. Gashi ka thënë se për herë të parë MPJD-ja ka krijuar Departamentin për Diplomaci Publike, që përfshin diplomacinë digjitale, kulturore, sportive, shkencore, qytetare e publike.

Ndonëse është krijuar departamenti i veçantë brenda ministrisë, znj. Gashi ka theksuar nevojën e domosdoshme për ngritje të kapaciteteve në këtë fushë, ndaj edhe ka shtruar diskutimin e hapur me ekspertë të kësaj fushe. Po ashtu, në kuadër të këtij takimi është paraqitur edhe baza konceptuale për diplomacinë qytetare dhe digjitale që MPJD-ja ka zhvilluar deri tani.

Gjithashtu,  në kuadër të takimit, bashkë me fondacionin “IPKO” është paraqitur projektprogrami i parë, në të cilin janë duke punuar për ta realizuar të dyja institucionet.

Znj. Gashi ka thënë se MPJD-ja është shumë e interesuar ta thellojë bashkëpunimin me aktorët e fushës, të cilët mund të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në avancimin e domosdoshëm të kësaj fushe.

Pjesëmarrësit e kësaj tryeze janë shprehur të kënaqur me mundësinë e dhënë për bashkëpunim, duke thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë njohuritë dhe përvojat e tyre dhe se janë të hapur për bashkëpunim.

Lajmet e tjera

|