Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD lanson platformën online dedikuar mërgatës #shijokosoven

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lansuar platformën Online dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’.

Në ceremoninë solemne, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla- Schwarz, ka thënë se kjo platformë mbi të gjitha është një përmbushje e një zotimi të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj mërgatës.

‘Ajo është ndërtuar si rezultat i Dialogut me Mërgatën, bashkëpunimit me një numër të madh individësh dhe partneritetit me shoqërinë civile në Kosovë dhe jashtë vendit.’ tha ministrja Gërvalla.

Në anën tjetër kryeministri I Republikës së Kosovës z.Albin Kurti tha se diaspora vazhdon të mbetët prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe se kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët.

Ai tha se platforma “Shijo Kosovën”, është bashkudhëtar i rëndësishëm i qëndrimit të diasporës në Kosovë, gjatë tërë vitit.

Programi kombëtar “Shijo Kosovën” filloi në vitin 2022 si nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe synon të fuqizojë lidhjen e bashkatdhetarëve me vendin e tyre, Kosovën, në bashkërendim me programin qeveritar për angazhimin e diasporës.

Vizioni ynë është të krijojmë një lidhje më të fuqishme mes diasporës dhe Kosovës, duke u ofruar atyre mundësinë për të eksploruar dhe përjetuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të Kosovës.

Misioni ynë është të ofrojmë një platformë të besueshme dhe të dobishme që të ndihmojë diasporën të planifikojë dhe të shijojë vizitat e saj në Kosovë.

Për të mësuar më shumë rreth platformës, klikoni në linkun e më poshtëm.

Lajmet e tjera

|