Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave, për krijimin e Kolegjiumit për Diasporë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z.Agim Aliun.

Me këtë marrëveshje, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës planifikon përfshirjen e komunave në kuadër të programeve dhe aktiviteteve për dhe me diasporën.

Saktësisht, qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i Kolegjiumit për Diasporë brenda Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përmes tij të bëhet koordinimi, bashkëpunimi, bashkëkrijimi dhe mbështetja e komunave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndërlidhjen e komunave në bashkëkrijimin, zhvillimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve që ndërlidhen me angazhimin e diasporës në nivel lokal.

Sipas marrëveshjes, palët do të krijojnë kushte për angazhimin e diasporës në politika zhvillimore si dhe  do të punojnë së bashku për nxitjen e diasporës për të investuar në Kosovë dhe për realizim të eksporteve nga Kosova drejt vendeve respektive.

Marrëveshja është nënshkruar në ceremoninë solemne të shënimit të 21- vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave.

Nënshkrimi është bërë në prani edhe të kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti.

Lajmet e tjera

|