Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Në MPJD u prit gjenerata e dytë e programit për diplomaci qytetare

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në mjediset e MPJD-së, ka pritur gjeneratën e dytë të programit për diplomaci qytetare, duke u uruar mirëseardhje në vendin e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e programit për diplomaci qytetare, zv. ministrja Gashi u shpreh se ky program, duke pasur parasysh gjeneratën e parë, ka rezultuar të jetë një mundësi e mirë që të rinjtë tanë në diasporë të rilidhen me vendin, duke sjellë përvojën dhe praktikat e tyre. Prandaj, duke parë rëndësinë e këtij programi, znj. Gashi tha se ndihet mjaft e lumtur që këtë vit numri i anëtarëve të programit është rritur në 25 veta, nga 11 shtete, të cilët do të angazhohen edhe në ministritë e tjera të linjës. Kështu, do të rritet edhe mundësia e krijimit të lidhjeve të reja me shtetet prej nga vijnë këta profesionistë.

Në fund, zv. ministrja Gashi, duke i falënderuar për vullnetin e treguar për angazhim në kuadër të këtij programi, u uroi shumë suksese. Ajo u shpreh se një program i tillë jo vetëm do t’u mundësojë angazhimin e drejtpërdrejtë në institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe do ta forcojë lidhjen e tyre me Kosovën.

Lajmet e tjera

|