Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Në Tiranë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ndaje këtë

#Kosova15

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri organizoi pritjen zyrtare, në nder të kësaj dite të shënuar. Nderoj me praninë e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

“Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Në këto 15 vite, Kosova ia ka dalë më së miri të respektojë e të nderojë zotimin që i bëri botës, përmes firmëtarëve të pavarësisë, se ishte dhe do të jetë një faktor për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore” tha ndër të tjera Presidenti Begaj.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë të shtetit, personalitete të shquara nga jeta politike, akademike e kulturore. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Olta Xhaçka, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Ermonela Felaj dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Skender Durmishi ka folur për rëndësinë e kësaj date si dhe raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve tona duke vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha fazat e shtetëbërjes. Durmishi theksoi se progresi i Kosovës në këto 15 vite është rezultativ dhe më i madh se mosha e shtetit. Ambasadori vlerësoj nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në të gjitha fushat.

Për pjesën solemne të pritjes është kujdesur kuarteti muzikor nga Tirana.

Lajmet e tjera

|