Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit, një hap më shumë drejtë avancimit të partneritetit të qëndrueshëm në mes Kosovës dhe El Salvadorit

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Disporës, Liza Gashi, ka takuar sot zëvendësministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, znj. Adriana Mira, me të cilën ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor.

Gjatë këtij takimi, dy zëvendësministret Gashi dhe Mira, si hap të parë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe El Salvadorit, i cili do të shërbejë si bazë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe. Me këtë rast, u theksua edhe rëndësia e zhvillimit të konsultimeve politike ndërmjet dy vendeve tona, si mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të politikave në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ky diskutim ka përfshirë edhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin në edukimin e lartë dhe shkëmbimin në nivel akademik, me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve dhe krijimit të mundësive të reja për studentë dhe profesionistë nga fusha.

Përveç interesimit të shtuar për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare, ky koordinim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe El Salvadorit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në nivel politik, kulturor dhe ekonomik.

Lajmet e tjera

|