Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit

Ndaje këtë

Nga e hëna qytetarët e Republikës së Kosovës që mbajnë pasaportë të vlefshme të Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit. Pas marrëveshjes së nënshkruar në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel, Kosova është përfshirë tashmë në listën e vendeve që janë të përjashtuara nga viza për hyrje në Izrael, për qëllime turistike. Para udhëtimit, të gjithë vizitorët duhet të aplikojnë për një ETA-IL (Autorizim Elektronik i Udhëtimit) të paktën 72 orë përpara mbërritjes në Izrael. Aprovimi i një ETA_il lejon hyrjen dhe qëndrimin në shtetin e Izraelit për 90 ditë për çdo vizitë. Hyrja në shtetin e Izraelit nuk do t’u lejohet qytetarëve që nuk kanë vizë të vlefshme ose ETA-IL. Procedura e aplikimit për këtë dokument është shumë e thjeshtë dhe detajet e plota mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ETA-IL të autoriteteve izraelite.

Lajmet e tjera

|