Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Nisma Karvani i Diasporës filloi sot në komunën e Gjilan-it

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë bërë sot hapjen zyrtare të Karvanit të Diasporës, program ky që i dedikohet mërgatës.

Me llogon #ShijoKosovën, Karvani ka nisur në qytetin e bukur të Gjilanit, me pjesëmarrjen e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla- Schwarz, Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Ceku, zëvendësministres së MPJD-së, znj.Liza Gashi, zëvendësministres së MKRS-së, znj. Daulina Osmani, zëvendësministres së MASHTI, znj. Edona Maloku Bërdyna dhe kryetarit të Gjilanit, z.Alban Hyseni.

Të tre ministrat bashkë me ekipet, kanë vizituar nga afër bizneset që kanë promovuar produktet e tyre në kuadër të panairit “E jona” dhe gjithashtu kanë vizituar Muzeun Etnologjik të qytetit që ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Ministrja Gërvalla duke u uruar mirëseardhje në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve, në fjalën e saj hyrëse i ka inkurajuar ata të bëhen pjesë e platformës shijokosoven.com, për të diskutuar dhe shkëmbyer ide që afrojnë mërgatën me vendin.

Pas Gjilanit, Karvani vazhdon rrugëtimin nesër për në komunën e Ferizajt.

#shijokosovën

#Karvaniidiasporës

#diaspora

Lajmet e tjera

|