Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Përmbyllet Edicioni i 11-të i Shkollës Diplomatike të MPJD-së Certifikohen 44 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Ndaje këtë

Me ceremoninë e ndarjes së certifikatave, ka përfunduar sot në Pejë, edicioni i 11-të i Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj, i cili kishte në fokus temën ‘Diplomacia në kohë të sfidave globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”.

Gjatë një jave të mbushur me aktivitete, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin panele diskutimi me ekspertë ndërkombëtarë të fushave të sigurisë, teknologjisë dhe ndryshimeve gjeopolitike, si dhe të angazhohen në diskutime me diplomatë të karrierës dhe përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore.

Në fjalën përmbyllëse, Drejtoresha e Akademisë Diplomatike, znj. Mirjeta Behluli, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre dhe theksoi vlerën e një jave intensive pune, dialogu dhe shkëmbimi përvojash.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim një grup kaq të përkushtuar diplomatësh të rinj, të cilët sollën perspektiva të ndryshme, ide të reja dhe energji pozitive. Kjo javë ishte dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm dhe e vullnetit të përbashkët për të ndërtuar ura nëpërmjet diplomacisë”, u shpreh znj. Behluli.

Ky edicion u veçua për pjesëmarrjen e gjerë ndërkombëtare dhe për trajtimin e temave tejet aktuale që prekin drejtpërdrejt sfidat me të cilat përballen diplomatët e rinj sot.

Shkolla Diplomatike është organizim i Akademisë Diplomatike të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert.

https://www.facebook.com/KosovoDiplAc

Lajmet e tjera

|