Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Prezantohen dhe degustohen verërat e Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës

Ndaje këtë

Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia” ka arritur që t’i prezantojë verërat e Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, nëpërmjet dy aktiviteteve të ndara që u zhvilluan në shtetin helvetik.

Në aktivitetet e zhvilluara në Bernë dhe Gjenevë ishin të pranishëm gastronom nga diaspora, ndërmarrës dhe mysafirë të tjerë nga shteti pritës si dhe prodhimtarët e verërave nga Kosova.

Kjo ngjarje e cila ka mbledhur së bashku përfaqësuesit nga sektori i prodhimit të verërave të Kosovës me gastronomet e diasporës sonë, ka për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e mëtutjeshëm të llojllojshmërisë së verërave të Kosovës.

Prodhuesit që u prezantuan me produktet e tyre në këto aktivitete ishin: Bodrumi i Vjetër, Suhareka Verari, Risons, Eko Wine, Labi Wine dhe Kosova Wine, përderisa gastronomëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës iu bë thirrje që t’i rendisin në listën e tyre të verërave edhe verërat Made in Kosovo. 

Lajmet e tjera

|