Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të vendosë regjim të vizave për shtetasit e Federatës Ruse

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka paraqitur propozimin për marrjen e vendimit për pezullim të përkohshëm të zbatimit të pikave 2 dhe 5, të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 15/158, të datës 29.11.2013, për shtetasit e Federatës Ruse, dhe obligimin e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës, pa dallim.

Zëvendësministrja Gashi para kabinetit qeveritar tha se ky propozim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në raport me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, dhe në koherencë më vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për pezullim të marrëveshjes për lehtësim të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rus, si vazhdimësi e masave kufizuese dhe ndëshkuese kundër Federatës Ruse, për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.

Marrja e një vendimi të tillë, theksoi zëvendësministrja Gashi, do të kontribuonte në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Një vendim si ky, shtoi ajo, do të kontribuonte edhe në ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe pjesëmarrjen aktive të Republikës së Kosovës, në aleancat ndërkombëtare.

Republika e Kosovës, tha zëvendësministrja Gashi, është e qartë në qëndrimin e saj dhe do të vazhdojë të qëndrojë krah shteteve të cilat kanë për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe demokracisë kudo në botë.

Lajmet e tjera

|