Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Republika e Kosovës është gati për anëtarësim në Këshill të Evropës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz së bashku me Zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti, pritën në takim misionin fakt mbledhës për vlerësimin e përputhshmërisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës , në përbërje: znj. Sonia Sirtori-Udhëheqëse e Sekretariatit të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokracisë -Këshilli i Evropës; znj. Sia Spiliopoulou Akermark-Juriste Eminente -Këshilli i Evropës; z.Thomas Markert-Jurist Eminent -Këshilli i Evropës dhe z.Frank Power-Udhëheqës i Zyrës në Prishtinë -Këshilli i Evropës.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ajo e falënderoi misionin fakt mbledhës për punën e bërë duke theksuar se Kosova është gati dhe e përgatitur për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës.

Ministrja Gërvalla së bashku me Zëvendësministrin Ahmeti, njëherit edhe Udhëheqës i Grupit Ndërinstitucional për anëtarësim në KE, si dhe me këshilltaren e jashtme znj. Adelina Hasani e njoftuan delegacionin e Këshillit të Evropës në detaje lidhur me punën e institucioneve në harmonizimin dhe përputhshmërinë e rendit juridik të Republikës së Kosovës me standardet e Këshillit të Evropës, duke theksuar progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, grupet e margjinalizuara siç janë martesat e gjinisë së njëjtë, dhuna në familje etj. Në të gjitha indekset matëse të institucioneve kredibile ndërkombëtare, Kosova ka shënuar progres të madh.

Republika e Kosovës e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, ku përfituesit më të mëdhenj do të ishin të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Këshilli i Evropës do të jetë adresa më e mirë e tyre në trajtimin në rast të shkeljes se të drejtave të tyre.

Lajmet e tjera

|