Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm Muçaj, mori pjesë në Takimin e 14-të të Drejtorëve Politikë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor 6

Ndaje këtë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ilir Muçaj, udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Takimin e 14-të të Drejtorëve Politikë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor 6, të mbajtur në Krujë.

Takimi u organizua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, me pjesëmarrjen e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin BE–Ballkani Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon. U trajtuan gjithashtu agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe implikimet e tij rajonale, si dhe zhvillimet në Kaukazin Jugor.

Delegacioni i Kosovës theksoi rëndësinë e një procesi të zgjerimit të besueshëm dhe të bazuar në merita, si investim strategjik për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës. U nënvizua se siguria e Evropës dhe e Ballkanit Perëndimor është e ndërlidhur dhe se bashkëpunimi më i ngushtë në kuadër të CFSP-së dhe CSDP-së është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Kosova rikonfirmoi përkushtimin për përafrim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe mbështetjen për Ukrainën dhe për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit rajonal në forcimin e sigurisë, lidhshmërisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Në përbërje të delegacionit të Kosovës ishte edhe z. Skender Durmishi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri, dhe z. Valdrin Grainca, Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkimin Evropian në MPJD.

Lajmet e tjera

|