Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Sekretari Muçaj priti delegacionin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë

Ndaje këtë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ilir Muçaj, priti në takim delegacionin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, të kryesuar nga z. Christoph Israng, Drejtor i Përgjithshëm për Evropë.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari Muçaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Palët rikonfirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral dhe koordinimit për çështje me interes të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe z. Matthias Conrad, Zëvendës udhëheqës i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, z. Rainer Rudolph, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Payam Ghalehdar, Shef i Protokollit në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë si dhe z. Valdrin Grainca, Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe Bashkimin Evropian në MPJD.

Lajmet e tjera

|