Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Seminari i 16-të “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare në Diasporë” këtë vit do të mbahet në Vlorë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, u pritën në një takim të veçantë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi. Në fokus të këtij takimi ishin diskutimet rreth organizimit të Seminarit të 16-të të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” i cili do të mbahet në Vlorë nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2023.

Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi vazhdimësinë dhe përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-shtetëror në mbështetje të mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Lajmet e tjera

|