Karvani dedikuar diasporës ka bërë bashkë mërgimtarët në sheshin e qytetit të Shtimes.
Karvanit me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, e Ministrisë së Drejtësisë, u janë bashkuar bashkatdhetarë e qytetarë për t’u informuar për mundësitë që institucionet e Kosovës ofrojnë për ta.
Përfaqësuesve institucionalë që janë pjesë e Karvanit, u është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Shtimes z.Qemajl Aliu.
Përveç informatave për programin e followship-it dhe bashkëbisedimit, bashkatdhetarët kishin mundësinë të ndiqnin shfaqjen e filmit “Zgjoi”, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
Nesër, Karvani ju pret në kryeqytet, përkatësisht në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18:00.
#ShijoKosovën
#Karvaniidiasporës
#diaspora.





