Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Shijo Kosovën në Suharekë

Ndaje këtë

Shumë mërgimtarë i janë bashkuar mbrëmë Karvanit të Diasporës në sheshin e qytetit të Suharekës.

Për ta prezantuar platformën #ShijoKosovën në Suharekë, bashkë me ekipin e Karvanit ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, zëvendsministrja znj.Liza Gashi të cilat i shoqëroi edhe kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj.

Duke diskutuar me bashkatdhetarët, ministrja Gërvalla ka thënë se, për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kontributi i profesionistëve nga diaspora është i mirëseardhur dhe me ndikim për zhvillimin e vendit.

Gërvalla ka shtuar se janë shumë të interesuar për idetë e sugjerimet e mërgatës, të cilat mund t’i japin edhe përmes platformës

Gërvalla ka shtuar se janë shumë të interesuar për idetë e sugjerimet e mërgatës, të cilat mund t’i japin edhe përmes platformës https://shijokosoven.com

Në kuadër të nismës #ShijoKosovën, në qendër të Suharekës, është paraqitur me një program Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”.

#KarvaniiDiasporës 

#ShijoKosovën 

#Diaspora

Lajmet e tjera

|