Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

SHTYHET AFATI I THIRRJES PËR APLIKIM – PROGRAMI PËR DIPLOMACI QYTETARE

Ndaje këtë

Për shkak të interesimit të madh të aplikimeve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shtyen afatin për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetar. 

Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht 2022 dhe bëhet përmes platformës: www.cdfellowship.com 

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me datë 26 korrik 2022 ka hapur periudhën për aplikim në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare. Ky pilot program ka për qëllim të ndërlidhë profesionistët nga diaspora, duke u ofruar hapësirë dhe mundësi angazhimi në kuadër të MPJD-së, si pjesë e një programi gjashtëmujor (6), për t’i shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre në kuadër të konceptit për diplomacinë publike, me fokus te diplomacia e diasporës, diplomacia qytetare dhe ajo ekonomike. Njëkohësisht, ky program synon ta forcojë lidhjen e diasporës me Kosovën, duke i krijuar mundësi që të përfshihet drejtpërdrejt në institucionet e politikëbërjes dhe të vendimmarrjes në vendin e origjinës, në sferën shoqërore e kulturore, me qëllim të transferimit të njohurive dhe përvojave. Programi është në harmoni të plotë me zotimet e Qeverisë për përfshirjen sa më të madhe të diasporës në politikëbërje, në transferim të dijes dhe të përvojës, si dhe bazohet në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 – 2025.

Lajmet e tjera

|