Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Sqarim në lidhje me aktivitetin e prokurimit “Shërbimet postare Diplomatike-Ri tender” nga MPJD

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për hirë të informimit të drejtë, të saktë dhe profesional njofton opinionin publik se procesi mbi aktivitetin e prokurimit “Shërbimet postare Diplomatike-Ri tender”, është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore për prokurimin publik; kërkesat e Dosjes së tenderit dhe mbi bazën e parimeve themelore të Ligji Nr. 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Kjo është bërë e qartë edhe në gjetjet e Panelit Shqyrtues në Vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit – OSHP-së apo siç njihet ndryshe edhe si “Gjykata e Tenderëve” me nr.2024-0264, vendim i cili është obligativ për Autoritetin Kontraktues.

MPJD informon opinionin publik se aktiviteti i Prokurimit i sipërpërmendur është iniciuar si Procedurë e Hapur, Kontratë Kornizë me çmime njësi, që do të thotë se kontrata lidhet me çmime njësi dhe mund të realizohet VETËM deri në vlerën e Parashikuar.

Në këto raste nuk vlen pragu apo tavani plus/minus tridhjetë për qind (30%) dhe në hapje publike të ofertave lexohet çmimi total i poentuar (peshuar), i cili shërben vetëm për qëllim të vlerësimit të ofertave, ndërsa kontrata lidhet me çmime për njësi dhe mund të realizohet vetëm deri në vlerë të parashikuar të kontratës.

MPJD gjatë fazës së tenderimit ka pranuar dy ofertues:

“A.L.Dushi”, e cila është Përfaqësuesi i Autorizuar i postës ndërkombëtare UPS për territorin e Kosovës që nga viti 2003 dhe kjo dëshmohet përmes regjistrit të aktivitetit të shërbimit të transportit ajror në ARBK dhe përmes faqes zyrtare të UPS për Kosovë (ups.com) dhe;

“3P SHPK”, e cila është përfaqësues i “DHL Express” për territorin e Kosovës dhe me të cilën MPJD ka pasur kontratë për shërbimin e njëjtë për shumë vite.

MPJD përgënjeshtron raportimet e pasakta, joprofesionale dhe tendencioze përkitazi me këtë proces, për të cilin nuk është kërkuar asnjë informacion apo sqarim para publikimit të lajmit tendencioz.

Në tekstin e mëposhtëm mund të gjeni kronologjinë rreth zhvillimit të procesit për aktivitetin e Prokurimit “Shërbimet Postare Diplomatike” “Shërbimet postare Diplomatike-Ri tender” nga MPJD.

Kronologji rreth zhvillimit të procesit për aktivitetin e Prokurimit “Shërbimet postare Diplomatike-Ri tender” nga MPJD

Aktiviteti “Shërbimet postare Diplomatike-RITENDER” është publikuar me datë 24.11.2023.

Hapja e ofertave është bërë më datë 04.01.2024, ku janë pranuar dy ofertues.

Vlerësimi i ofertave fillon me datë 09.01.2024 dhe përfundon më datë 15.01.2024, duke rekomanduar Operatorin Ekonomik (në tekstin e mëtejmë si OE) “3P SHPK”me çmim më të lirë të poentuar.

Më datë 08.02.2024 Autoriteti Kontraktues (në tekstin e mëtejmë si AK) publikon Njoftimin mbi Vendimin e AK , duke shpërblyer me kontratë OE” 3P SHPK”

Më datë 12.02.2024, AK pranon Kërkesë për Rishqyrtim nga OE “A.L. DUSHI” me pretendime se OE-ik i rekomanduar se ka pozicion me çmime jonormale dhe i mungojnë disa dëshmi të AWB të disa dërgesave.

Më datë 13.02.2024, Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit (në tekstin e mëtejmë ZPP) aprovon Kërkesën e OE “AL DUSHI “ si pjesërisht të bazuar dhe kërkon nga ZKA (Zyrtari Kryesor Administrativ) që të formohet Komision i Rivlerësimit që të kërkojnë sqarime nga OE “3P SHPK” për çmime jonormale dhe sqarime për dërgesa.

Më datë 28.02.2024 Komisioni i Rivlerësimit takohet dhe bazuar në vendimin e ZPP, kërkon sqarime nga dy OE-ik.

OE “3P SHPK” dorëzon sqarimet për AWB (Dëshmitë e Dërgesave), por nuk dorëzon sqarimet për arsyetim të çmimeve jonormale.

OE” AL DUSHI” dorëzon sqarimet sipas kërkesës.

Më datë 11.03.2024 Komisioni i Rivlerësimit rekomandon për dhënie OE ”AL DUSHI”, pasi që OE “3P SHPK” dështon të përgjigjet brenda afatit të caktuar nga AK.

Më datë 13.03.2024 AK publikon Njoftimin mbi Vendimin e AK-së, duke shpërblyer me kontratë OE “ AL DUSHI”

Më datë 15.03.2024 AK pranon dokument (kërkesë për rishqyrtim)nga OE “3P SHPK”, por jo sipas dispozitave ligjore të Nenit 59.1 dhe 59.2.

ZPP më date 15.03.2024, udhëzon OE “3P SHPK” që të dorëzoj kërkesën për rishqyrtim sipas dispozitave ligjore – neni 59.1 dhe 59.2.

AK nuk pranon kërkesën për Rishqyrtim sipas udhëzimeve.

Më datë 20.03.2024 ZPP, i kthen përgjigje OE “3P SHPK”, duke refuzuar kërkesën e të njëjtin sepse nuk ka paraqitur argumente të qëndrueshme dhe nuk ka dorëzuar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e tij. ZPP, gjithashtu thekson se Autoriteti Kontraktues me të drejtë ka refuzuar OE-ik sepse nuk është deklaruar lidhur me kërkesën e AK (Neni 38 Sqarimi i tenderëve, pika 38.7 sipas të cilës “nëse OE dështon të përgjigjet brenda afatit kohor të specifikuar nga AK sipas paragrafit 38.6 tenderi përkatës do të refuzohet”).

Më datë 26.03.2024 “OE 3P SHPK”dërgon ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit – OSHP.

Më datë 23.04.2024 AK pranon Raportin e Ekspertit dhe;

Më 03.06.2024 AK pranon Vendimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit në të cilin refuzohet si e pa bazuar ankesa e OE “3 P Sh.P.K.” me nr. 2024/264 e datës 25.03.2024, ndërsa vendimi i AK, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Shërbimet postare Diplomatike-Ri tender” me nr. të prokurimit: “216-23-13152-2-1-1” iniciuar nga autoriteti kontraktues Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbetet në fuqi.

Lajmet e tjera

|