Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Takim i zyrtarëve të MPJD-së me këshilltarë të deputetëve të Bundestagut gjerman

Ndaje këtë

Znj. Triera Kasumi, Shefe e Kabinetit të Ministres, së bashku me z. Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm dhe me z. Fitor Murati, u.d. Udhëheqës i Divizionit për Evropë dhe BE, kanë pritur një grup këshilltarësh të parlamentit gjerman për një takim informativ në lidhje me zhvillimet në vend.

Tema qendrore e diskutimeve ishte procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim. Gjithashtu, u trajtuan zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Përfaqësuesit e Ministrisë vlerësuan lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tyre, këshilltarët gjermanë shprehën interesim për të ditur më shumë në lidhje me proceset integruese të Kosovës dhe mënyrën se si ata mund të kontribuojnë në këtë drejtim.

Lajmet e tjera

|