Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të Ditës së Shën Patrikut

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të Ditës së Shën Patrikut nga Ambasadori jorezident i Irlandës në Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi lidhjen e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Irlandës, dy vende që, pavarësisht distancës gjeografike, ndajnë përvoja historike të ngjashme dhe një përkushtim të përbashkët për lirinë, demokracinë dhe integrimin evropian. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme të Irlandës për Kosovën dhe për rolin e saj në përkrahjen e perspektivës evropiane të vendit tonë.

Në këtë rast, u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe e bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Lajmet e tjera

|