Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë Karin Boven

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh. S. Karin Boven.

Në takim u shkëmbyen urime me rastin e formimit të qeverisë së re në Holandë, ndërsa Ambasadorja Boven e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri. U riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Republikën e Kosovës.

U diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e përputhjes së qëndrimeve tona në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Holandës.

Lajmet e tjera

|