Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Sh.S. Danijela Barišić.
Në takim, Ambasadorja Barišić e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe theksoi përkushtimin e Kroacisë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo riafirmoi mbështetjen e Kroacisë për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht në rrugën drejt integrimit evropian, duke theksuar se Kroacia e njeh mirë procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe mbetet e gatshme të ofrojë përvojën dhe mbështetjen e saj. Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është i fortë, i ndërtuar mbi miqësi të qëndrueshme dhe mbështetje të ndërsjellë.