Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës Grégoire Cuvelier

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Sh.T. Grégoire Cuvelier.

Në takim, Ambasadori Cuvelier e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e Belgjikës për aspiratat evropiane të Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Belgjikës, si dhe për mundësinë e shkëmbimit të vizitave dypalëshe në nivel ministrash. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin me Belgjikën dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lajmet e tjera

|