Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë Hristo Kraevski

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Sh. T. Hristo Kraevski.

Në takim, Ambasadori Kraevski e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë. U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Ambasadori Kraevski e ftoi zyrtarisht Zëvendëskryeministrin Konjufca për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Sofje në Qershor 2026.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Republikën e Bullgarisë.

Lajmet e tjera

|