Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë Hiroyasu Tanigaki

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës, z. Hiroyasu Tanigaki.

Në takim, z. Tanigaki e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri, ndërsa u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Edhe pse dy vendet janë gjeografikisht të largëta, ato ndajnë interesa dhe vlera të përbashkëta që e forcojnë lidhjen ndërmjet tyre.

Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në Japoni, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. U përmend gjithashtu se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Në takim u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e Kryeministres së re.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Japoninë.

Lajmet e tjera

|