Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore Stephen Doughty

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z. Stephen Doughty.

Gjatë bisedës njoftuese, Ministri Doughty e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës dhe për aspiratat e saj ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend.

Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar.

Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë.

Lajmet e tjera

|