Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha.
Gjatë bisedës, Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, si dhe për konfirmimin se Kosova është dhe do të mbetet prioritet i përhershëm i politikës së jashtme të Shqipërisë.

U diskutua për hapat konkretë në rrugën evropiane të Kosovës, përfshirë avancimin e procesit për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit institucional me qëllim shtyrjen përpara të projekteve të përbashkëta me interes kombëtar.

Marrëdhënia ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mbetet një garanci e fortë për avancimin e interesit të përbashkët kombëtar.

Lajmet e tjera

|