Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Sh.S. Eevamari Laaksonen.
Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadorja Laaksonen e uroi Zëvendëskryeministrin për mandatin dhe riafirmoi mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. U theksua gjithashtu kontributi i diasporës sonë në Finlandë, prej rreth 20 mijë bashkatdhetarësh, si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.
Palët diskutuan edhe mundësinë e fillimit të punës për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Finlandën.