Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca zhvilloi një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë László István Dux

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux.

Në takimin njoftues, Ambasadori Dux e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua miqësia ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite. U diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, përfshirë programet e bursave për studentët kosovarë.

Republika e Kosovës vlerëson mbështetjen dhe partneritetin me Hungarinë.

Lajmet e tjera

|