Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Sh.T. Jürg Sprecher.
Në takim, Ambasadori Sprecher e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi përkushtimin e Zvicrës për bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës. Gjatë bisedës u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në. U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Zvicër, e cila është e përfaqësuar në nivelet më të larta të jetës publike dhe përbën një urë të fortë lidhëse ndërmjet dy vendeve.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Konfederatën Zvicerane.